LAJMI I FUNDIT: Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin me autoambulancë në Gjakovë

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të enjten në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, deri te aksidenti ka ardhur pasi një veturë ka shkaktuar aksident me një autoambulancë e cila ka qenë duke i transportuar disa persona të lënduar nga një vetaksident.

Nga zëdhënësi i Policisë në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj, për TV SYYRI është bërë e ditur se rreth orës 01:35 është pranuar informacioni nga QKUK, se njëri nga viktimat e përfshira në aksident ka ndërruar jetë.

Elezaj ndër të tjera ka bërë të ditur se viktima në fjalë është mashkull (S.GJ), i lindur në vitin 1989.

“Si pasojë e aksidentit pesë persona të gjithë meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të lënduarit ka vdekur, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari që ka shkaktuar aksidentin me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Read Previous

Publikohen çmimet për derivate për 24 orët e ardhshme

Read Next

Cilësia e ajrit në Ballkanin Perëndimor mbetet shqetësuese