Sot rreth orë 10:40 është raportuar për një aksident trafiku, në rrugën Gjakovë – Prizren, më saktësisht në fshatin Bishtazhin, ku si pasojë e aksidentit një person i moshës madhore ka humbur jetën.
Lajmin për TV SYRI-n e kanë konfirmuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.
Raporti i plotë i Policisë :
“Rreth orës 10:40 është raportuar aksident trafiku në fshatin Bishtazhin (rruga Gjakovë-Prizren).
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një kamion dhe një veturë.
Për pasojë një person ka humbur jetën, mashkull i moshës madhore (ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij).
Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.’
/tvsyri/