Lajm i keq për Milanin, Maignan nuk rikuperohet dhe humbet ndeshjen në Champions League

Pas rrezes së vogël të diellit që mbërriti dje me lajmin e rikthimit të Ibrës për të ndriçuar momentin shumë të errët të Milanit, një lajm i keq vjen për kuqezinjtë e Stefano Piolit.

Rikuperimi i Mike Maignan, i cili nuk ka luajtru asnjë ndeshje për Milanin që nga 18 shtatori, po ecën ngadalë dhe portieri francez pothuajse me siguri nuk do të jetë aty për ndeshjen e parë të 1/16 së Champions League kundër Tottenhamit.

Këtë lajm e raporton “La Gazzetta dello Sport”, sipas së cilës testet që iu nënshtrua Maignan dje, treguan përmirësime, por pas një ndalese kaq të gjatë, ata nuk duan të rrezikojnë dhe për këtë arsye duhet treguar kujdes maksimal për gjendjen e tij fizike. Prandaj data e re e rrethuar me të kuqe në kalendar është 8 marsi, dita e ndeshjes së kthimit ndaj ekipit anglez.

Maignan ka bërë paraqitje të mrekullueshme me Milanin dhe francezi u shndërrua në një nga të preferuarit e tifozerisë./ h.ll/abcnews.al

Read Previous

Kanadaja ofron 10 milionë euro ndihmë për Turqinë dhe Sirinë

Read Next

Cilat vende “spiunon” Kina me balona?