Kuvendi vazhdon sot seancën plenare

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme.

Kjo seancë e cila pritet të fillojë në orën 10:00 do të ketë dy pika të rendit të ditës.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun të Kuvendit të Kosovës, sot do të shqyrtohen propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të datës 2 prill 2021, për formimin e komisioneve parlamentare.

Po ashtu, do të mbahet interpelancë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, për faljen e gjobave për bizneset e prekura nga situata me COVID-19.

Rendi i ditës:

5.     Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

6.     Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”./GazetaSinjali

Read Previous

​EKSKLUZIVE/Holanda arsyeton mos mbështetjen për liberalizim të vizave: Dënoni të korruptuarit

Read Next

Arrestohen dy persona në Gjakovë