Kush e ka më të lehtë, Liverpool apo Man City? Ja kë favorizon kalendari

Edhe një sezon, i njëjti rivalitet. Liverpool me një ndeshje më pak tani është vetëm 4 pikë pas Man City kështu që beteja e Premierligës është më e hapur se kurrë.

Kanë mbetur pak më shumë se dy muaj deri në përfundimin e Premierligës dhe, është e pashmangshme të krahasohet se kush ka kalendarin më të mirë.

Nesër skuadra e Klopp luan kundër Arsenalit, një prej skuadrave më të forta, ndërsa këtë fundjavë do të luajë kundër Manchester United.

E gjithë kjo, pak para se të luhej ndeshja kyçe kundër Manchester City më 9 prill, datë e shënuar me të kuqe në kalendarët e të dyja skuadrave.

Më pas, të kuqtë kanë derbin kundër Evertonit, Tottenam dhe javën e fundit kundër Wolverhampton.

Kalendari i Liverpool

Arsenal-Liverpool (16 mars)
Liverpool-United (20 mars)
Liverpool-Watford (2 prill)
Manchester City-Liverpool (9 prill)
Aston Villa-Liverpool (16 prill)
Liverpool-Everton (23 prill)
Newcastle-Liverpool (30 prill)
​Liverpool-Tottenham (3 maj)
​Southampton-Liverpool (15 maj)
​Liverpool-Wolves (22 maj)

Kalendari i  Man City

City-Brighton (19 mars)
Burnley-City (2 prill)
Manchester City-Liverpool (9 prill)
Wolves-City (16 prill)
City-Watford (23 prill)
Leeds-City (30 prill)
City-Newcastle (7 maj)
West Ham-City (15 maj)
City-Aston Villa (22 maj).

/albeu.com/

Read Previous

Rrëmbim, grabitje dhe korrupsion, hetohet origjina e pasurisë së Roman Abramovich

Read Next

Largohen drejt SHBA-ve edhe 150 afganë, Hovenier: I detyrohemi shumë Kosovës për strehimin e tyre