Kandidatët për këshilltarë komunal nga LVV bashkë me kandidaten për kryetare të komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila nga po e njëjta parti sot qëndruan për vizitë në Handikos Gjakova. Objektit të nisur gjatë qeverisjes sime do i shtohen edhe benefite të tjera e programe të domosdoshme sidomos shëndetsore për personat me aftësi të veçanta, tha Kusari-Lila në fjalën e saj.
Gjithëpërfshirja në të gjitha fushat e sidomos e fëmijëve në arsim do të jetë prioritet për ne shtoi ajo.
Në takim u diskutua edhe për mundësitë e të rriturve me aftësi të veçanta në punësim kur dihen vështirësitë me të cilat ballafaqohen kjo kategori.