Kurti në Gjakovë: Kush më don mua si kryeministër e don edhe Mimoza Kusari-Lilën për kryetare- E SPONSORIZUAR

Një organizim pak më i madh nga Vetëvendosje u pa në Parkunn e Lirisë, në lagjen Gecë, në afërsi të varrit të Sylejman Vokshit. Këtu fillimisht kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila iu drejtua qytetarëve të mbledhur, duke potencuar se bashkë do të arrijnë fitoren e pakontestueshme dhe Gjakova do të jetë e Kuqe të dielën.

 Kryeministri Albin Kurti i falënderoi qytetarët e mbledhur teksa kërkoi prej tyre votën për kandidaten Mimoza Kusari Lila, që sipas tij është kandidatja e vetme dhe e duhur për një qytet të vlerave si Gjakova.

Duhet të krijojmë një urë mes qeverisjes qendrore dhe komunale, mbështetja e qeverisë do të jetë e vazhdueshme dhe e pakontestueshme për një vend që i ka dhënë shumë Kosovës, premtoi Kurti në fjalët e tij përmbyllëse të këtij takimi me banorët e lagjes Gecë.

Read Previous

Kryeministri Kurti në mbështejte të Mimoza Kusari- Lilës në garën për Gjakovën- E SPONSORIZUAR

Read Next

Kusari – Lila viziton Handikosin, premton përkrahje dhe gjithëpërfshirje në arsim- KRONIKË ZGJEDHORE