Kurti: Siguria, themeli mbi të cilin mund të rritet vendi ynë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se siguria është themeli mbi të cilin Kosova mund të vazhdojë të rritet.

I pari i ekzekutivit përmes një postimi në platformën X, ka njoftuar se ka marrë pjesë në panelin e organizuar nga Instituti i Politikave ‘’Chatham House’’, ku u diskutua mbi Kosovën dhe gjeopolitikën evropiane.

“Siguria e Kosovës dhe mbështetja për të është themeli mbi të cilin vendi ynë mund të vazhdojë të rritet. Falënderoj ChathamHouse dhe UCL për ftesën në një panel ku u diskutua mbi Kosovën, gjeopolitikën evropiane dhe më shumë”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri Kurti të hënën ka udhëtuar për vizitë njëditore në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka pasur takime me zyrtarë të institucioneve. /RTK/

Read Previous

Vazhdon rënia e numrit të lindjeve në Shqipëri, 10 për qind më pak foshnje në vitin 2023

Read Next

Vendimi i BQK-së për dinarin, reagon Escobar