Kurti pret me ceremoni shtetërore homologun Mickoski

Ka nisur tashmë takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Albin Kurti ka pritur me ceremoni shtetërore, homologun e tij maqedonas Hristijan Mickoski.

Agjenda e këtij takimi përfshin nënshkrimin e disa marrëveshjeve bilaterale, që do të përforcojnë angazhimet e përbashkëta në fusha të ndryshme si tregtia, infrastruktura, arsimi dhe siguria rajonale.

Takimi do të pasohet nga një konferencë për shtyp rreth orës 13:45, ku kryeministrat Kurti dhe Mickoski do të ndajnë me publikun rezultatet dhe angazhimet e marra gjatë këtij takimi. /Telegrafi/

Read Previous

Shtetet nordike lëshojnë këshilla për mbijetesë në rast të luftës

Read Next

Seanca e Kuvendit të Shqipërisë nis me tensione