Kurti: Pres që Spanja të ndryshojë qëndrimin për njohjen e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për gazetën më të madhe spanjolle “El Pais” ka thënë se pret që kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez të ndryshojë qëndrimin e tij për njohjen e Kosovës, pasi sipas tij, rasti me Katalonjën nuk është i njëjtë.

Kurti thotë se brenda ish- Federatës Jugosllave, Kosova ishte pjesa më e varfër e vendit dhe më e shfrytëzuara, ndërkohë që Katalonja dhe vendi bask janë rajonet më të pasura të Spanjës.

Për Kurtin nuk ka asgjë shqetësuese që Spanja dhe Katolonia t’i zgjidhin me dialog gjërat e tyre meqenëse Spanja është një vend demokratik, ndërsa Kosova dhe Serbia kanë probleme pasi “Serbia është shtet autokratik”.

Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, së bashku me Sllovakinë, Greqinë, Qipron dhe Rumaninë.

Read Previous

ZPS-së i refuzohet kërkesa që Pjetër Shalës t’i përgjohen komunikimet me familjen

Read Next

549 Çifte janë kurorëzuar përgjatë vitit 2022 në Gjakovë