Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka paralajmëruar rritjen e pagave në sektorin publik nga janari i vitit 2025.
Kurti bëri të ditur se vlera e koeficientit do të mbetet 110 euro, por do të rritet koeficienti për 1 njësi, gjysmë njësie në janar dhe gjysmë në korrik.
“Shprehur me vlerë monetarë i bie se për të gjithë punësuarit në sektorin publik pagat do të rriten 55 euro nga janari e 110 euro nga muaji korrik 2025”, tha Kurti./Telegrafi