Kurti mirëpriti ambasadorin William Walker

Në shënim të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, kryeministri Albin Kurti, ka pritur diplomatin amerikan William Walker, i cili u shpreh i lumtur që është në Kosovë për ta shënuar dhe festuar këtë përvjetor.

Në njoftimin për media, thuhet se kryeministri Kurti ritheksoi mirënjohjen për mikun e madh të Kosovës e të vërtetës, ambasadorin William Walker.

 “U vlerësua angazhimi dhe përkushtimi i Misionit Verifikues të OSBE-së që gjatë periudhës tetor 1998 deri në mars 1999 dokumentuan dhe dëshmuan krimet e rënda që po kryheshin nga Serbia ndaj popullit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti theksoi se raportimet nga terreni ishin thelbësore për ta nxjerrë në dritë të vërtetën dhe për të siguruar mbështetjen ndërkombëtare që çoi deri në ndërhyrjen e NATO-s./rtklive

Read Previous

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e rregullt

Read Next

Asllani: Për Italinë respekt po, frikë jo