Kryeministri Albin Kurti gjatë përgjigjeve ndaj pyetjeve të deputetëve, kur ka prezantuar Programin qeverisës tha se duhet të ndryshohet imazhi i vendit në mënyrë që të avancojmë si shtet, raporton Ekonomia Online.
Pasi që po e quajnë popullsitë, Kurti tha se popullistët kanë si ide lidhjen e shkurtë me qytetarët, derisa ai thotë se nuk sheh lidhje të shkurtë me ta përderisa Qeveria ka për qëllim zgjerimin e klasës së mesme.
“Liberalizimi vizave përmendet dy herë sepse është çështje e dyzuar sepse i kemi plotësuar kriteret dhe nuk i kemi dhe ky vjen për shkak të imazhit të vendit tonë pa konfiskime të pasurisë prandaj në programin tonë liberalizmi përmendet dy herë në dy kontekste dhe kjo është e para dhe ne duhet ta ndryshojmë imazhin e vendit tonë në mënyrë që të avancojmë si shtet”.
“Duhet ta pranojmë që imazhi i vendit tonë nuk është i mirë jo për shkak të popullit, por për shkak të keq qeverisjes. Popullsitë janë ekstremi i djathtë që e konsideron popullin tërësi organike dhe nga pikëpamja jonë nuk është tërësi organike, ideja e popullzimit është lidhja e shkurtër ne popullin dhe unë nuk shoh lidhje të shkurtër dhe synimi është që ta zgjerojë klasën e mesme”.
Kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj në replikë ju drejtuar Kurtit, tha se kritikat nuk vijnë nga e kaluara as prej të ardhmes, por prej programit të dobët.
“Kritika e jonë nuk vjen as prej të kaluarës as prej të ardhmes por prej programit që na ke pru dhe nuk e than këtë pse jemi në opozitë, por çdo paragraf ka përsëritje”./eo/