Kursimet pensionale rikthehen në rritje

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka njoftuar kontribuuesit dhe palët e interesuara se të gjithë portofolat investues të FKPK-së tashmë janë rikthyer në nivel pozitiv edhe për vitin 2025.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se për datën e fundit të raportimit (15 maj 2025) investimet e FKPK-së për këtë vit e kanë këtë rezultat nga investimet: Portofoli Konservativ +1.26% — për moshën 63+ vjeç.

“Portofoli Balancuar +1.01% — për moshën 58-62 vjeç. Portofoli Standard +0.18% —  për moshën 15 deri 57 vjeç”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se ky rikuperim erdhi pas rënieve të theksuara në tregjet financiare globale, të cilat gjatë marsit dhe prillit i kishin prekur kursimet e kontribuuesve të FKPK-së të moshës deri 63 vjeçare.

Ndërsa kontribuuesit e moshës 63 vjeçar e sipër sipas njoftimit kanë qenë vazhdimisht të mbrojtur nga luhatjet, duke realizuar kthim pozitiv nga investimet.

“Ritheksojmë se në afatgjatë FKPK-ja ka dëshmuar ngritje të vlerës nga investimet, dhe ka akumuluar rreth 1 miliard euro kthim bruto nga investimet (prej themelimit e deri më tani)”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Read Previous

Ish-shefi i NATO-s: Evropës i duhet një model i ri sigurie

Read Next

BE miraton sanksionet e reja kundër Rusisë