Një kullë e vjetër nga shekulli i XIX (19-të) e ndërtuar nga Osman dhe Idriz Jakupaj është ndër të paktat kulla të cilat i kanë rezistuar kohës dhe vazhdojnë të ekzistojnë në fshatin Skivjan.
Kjo kullë në vete mbartë histori të shumta si pajtimi I gjaqeve, takime të shumta, e ngjarje tjera të zhvilluara këtu. E ndërtuar e gjitha me gurë, posedon tre kate. Kati i parë përdorej për bagëti , në katin e dytë rrinin gratë dhe fëmijët ndërsa kati i tretë ishte vetëm për burra.
Këtu ende ekzistojnë gjurmët e frangjive siç i quanin të parët të cilat shërbenin për mbrojtje, të cilat janë të shumta ose në të gjitha këndet e kullës nga kjo vrimë ose frangji hynte arma dhe sulmohej ai që e kanoste sigurinë e kësaj kulle. Poashtu një veçanti e kësaj kulle që nuk mund ta hasim në kulla të tjera është edhe këto koshere me bletë të cilat ishin në odën e burrave.
Osman Gojani, drejtor i regjionit të Gjakovës për trashëgëmi kulturore tha se i kanë dorzuar në Ministri të kulturës dokumentet, me qëllim të restaurimit të kësaj kulle dhe janë në pritje të një përgjigje.