Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka dhënë detaje lidhur me operacionin policor, ku janë arrestuar 50 zyrtarë policorë.
Lumezi tha se aksioni është zhvilluar pas një periudhe hetimore një vjeçare.
“Dy prokurë kanë qenë të angazhuar në hetime, gjatë fazës së hetimeve kemi përdorur shumë mjete të hetimit dhe vëzhgimit të fshehtë që të sigurojmë prova të mjaftueshme se ata po marrin ryshfet në pikat doganore”, deklaroi ai.
Tutje, kryeprokurori i shtetit deklaroi se edhe 10 persona janë në arrati.
“Sot jemi njoftuar se janë arrestuar 50 zyrtarë shtetërorë, 40 nga policia e Kosovës, dhe 2 nga shërbimi doganor i Kosovës. Ndërsa personat tjerë janë në arrati, dhe disa nuk janë shtetas të Kosovës”.
Lumezi deklaroi se gjatë aksionit janë konfiskuar edhe disa telefona mobil.
Lumezi në konferencë e vlerësoi si të suksesshëm operacionin e sotëm. /Telegrafi/