Në Gjakovë në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit Shoqata Humanitare “Bereqeti” ka filluar kampanjën “Sofra e Ramazanit” e cila ka për qëllim grumbullimin e ndihmave humanitare për familjet në nevojë.
Koordinatori i shoqatës Abdurrahman Bejtullahu shpreson se deri në fund të mbledhjes së ndihmave kësaj nisme t’i bashkohen edhe bamirës të tjerë.
Pakot që pritet të shpërndahen për famijlet në nevojë janë ushqimore. Ky aktivitet është i përvitshëm dhe ka për synim që sado pak tu dalë në ndihmë familjeve në nevojë sidomos në këto kohë të vështira të krizës ekonomike.