Tifozët e PSG-së kundër Messit dhe Neymar, Pochettino: Madhështia e tyre duhet respektuar

PSG arriti të fitonte 3-0 kundër Bordoeaux, takim i vlefshëm për javën e 28-të të Ligue 1.  Një takim që vëmendjen më të madhe e morën reagimet e tifozëve ndaj lojtarëve të skuadrës.

të gjithë lojtarët e PSG-së u fishkëllyen nga tribunat ku ndodheshin tifozët e klubit parisien, pasi klubi u eliminua nga Championa League me disfatën turpëruese nga Real Madridi.

Më të urryerit nga tifozët kanë qenë Lionel Messi dhe Neymar, por trajneri Mauricio Pochettino i ka mbrojtur pas ndeshjes.

“Nuk mendoj se është e drejtë. Të gjithë e meritojmë që tifozët të jenë të mërzitur me ne, jo vetëm Neymar dhe Messi. Ata janë emra të mëdhenj të futbollit dhe madhështia e tyre duhet respektuar. Situata nuk është e mirë, por ne e kuptojmë zhgënjimin e tifozëve. Qëllimi deri në fund të sezonit është të fitojmë titullin”, ka shtuar Pochettino. /f.a/abcnews.al

Read Previous

Një muaj paraburgim për shoferin që goditi për vdekje këmbësorin në Harilaq

Read Next

Shoqata “Bereqeti” fillon kampanjën “Sofra e Ramazanit”