Në përvjetorin e 25-të të masakrës së familjes Vejsa dhe vrasjes së mbi 60 shqiptarëve në lagjen e I-rë të Gjakovës, kryeministri Albin Kurti me bashkëpunëtorë bën homazhe për të nderuar viktimat e vrara padrejtësisht nga serbët në vitin 1999. Vrasja e fëmijëve, pleqve e grave e më pas djegia e tyre është dëshmi e gjenocidit të Serbisë, tha kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij.
Kryeministri Kurti nderon me homazhe viktimat e masakrës së Vejsave