Kryeministri i Polonisë: Wagner është më i rrezikshëm nën kontrollin e Putin

Grupi Wagner do të bëhet një kërcënim edhe më i madh nën kontrollin e Vladimir Putin, tha kryeministri polak Mateusz Morawiecki.

“Grupi Wagner do të jetë nën udhëheqjen e Putinit. Dhe lind pyetja – a do të jetë kërcënimi më i madh apo më i vogël?

“Për mua, kjo është një pyetje retorike,” tha ai në një konferencë shtypi.

Grupi ushtarak privat kishte qenë nën kontrollin e Yevgeny Prigozhin, i cili mendohet të jetë vrarë në një aksident avioni dje.

Trupat e Wagner u zhvendosen në Bjellorusi pas një rebelimi të udhëhequr nga Prigozhin. Prania e tyre në Bjellorusi konsiderohej një kërcënim potencial për Poloninë fqinje. /abcnews.al

Read Previous

Këshilltari i Zelenskyt: Ukraina s’e njeh Kosovën, deklarimet janë spekulime

Read Next

India publikon imazhet e para të shkrepura në polin jugor të Hënës