India publikon imazhet e para të shkrepura në polin jugor të Hënës

Anija kozmike e Indisë që zbarkoi një ditë më parë në Hënë ka nxjerrë foton e saj të parë të sipërfaqes së Hënës në polin jugor.

Mediat e huaja shkruajnë se zbarkimi i kësaj anije në kuadër të misionit Chandrayaan-3 shënoi një sukses për Indinë duke u bërë vendi i parë në botë që zbarkon në polin jugor hënor.

Organizata Indiane e Kërkimeve Hapësinore (ISRO) postoi foton mahnitëse shkrepur nga kamera e zbarkuesit pak më shumë se tre orë pas uljes.

Imazhi tregon një rajon ‘relativisht’ të sheshtë në sipërfaqen hënore. Agjencia ka publikuar edhe disa imazhe të tjera që tregonin për së afërti./abcnews.al

Read Previous

Kryeministri i Polonisë: Wagner është më i rrezikshëm nën kontrollin e Putin

Read Next

SHBA/ Sekuestrohen 1.4 miliardë dollarë fonde të vjedhura nga ndihmat për COVID-19