KQZ-ja javën tjetër diskuton për verifikimin e nënshkrimeve për shkarkim të kryetarëve në veri

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), javën tjetër do të diskutojë lidhur me procesin e verifikimit të nënshkrimeve të mbledhura, për organizim të zgjedhjeve për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat me shumicë serbe.

Kështu ka bërë të ditur sot gjatë mbledhjes kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

“Javën tjetër do ta trajtojmë atë çështje. Do të jemi në një mbledhje të tillë. Paraprakisht do të miratojmë disa rregullore të brendshme që janë të nevojshme”, është shprehur ai.

/klankosova/

Read Previous

​Pozitë dhe opozitë bashkë: S’duhet të ketë diskutime politike për rregulloren e BQK-së në Bruksel

Read Next

Kosova në basket bie për dy pozita në renditje të FIBA-s