Kosova e ka shkallën më të lartë në Evropë të pronësisë së shtëpive.
Sipas një infografike të EUROSTAT-it të publikuar nga ish-kryediplomati Petrit Selimi, del se 97.8 për qind e kosovarëve i kanë shtëpitë në pronësi të tyre.
Pas Kosovës, vjen Shqipëria me 96.3 për qind, e më pas edhe Rumania me 95.3 transmeton Klankosova.tv
Derisa shkallën më të ulët e kanë Austria me 54.2 përqind, Gjermania me 49.1 përqind dhe Zvicra me 42.2 përqind.
Theksohet se të dhënat janë të viteve 2020-2021./Klankosova.tv
Kosovo has the highest rate of home ownership in entire Europe, at 97.8% – according to @EU_Eurostat. pic.twitter.com/dVVgTp7hnB
— Petrit Selimi (@Petrit) March 19, 2024