Messi lihet jashtë skuadrës së Argjentinës

Lionel Messi nuk do të jetë në ndeshjet e ardhshme të Argjentinës pasi “Albiceleste” zyrtarizoi mungesën e numrit “10” pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e tij më të fundit me Inter Miamin.

Kapiteni i Argjentinës u dëmtua në ndeshjen e klubit të tij në MLS kundër Nashville. Messi, i cili shënoi një gol dhe asistoi, u desh të linte lojën në minutën e 49-të. Kështu ai do të mungojë në dy ndeshjet miqësore që Argjentina ka planifikuar, kundër El Salvadorit dhe Kosta Rikës.

“Ai ka një mbingarkesë në kofshën e djathtë”, tha pas ndeshjes trajneri i Inter Miami, Tata Marino, duke konfirmuar dëmtimin. “Nuk na duhej të rrezikonim”.

“Ne u përpoqëm të shihnim nëse ai mund të duronte pak më gjatë, por kjo po e shqetësonte dhe kështu preferuam që ai të largohej nga loja”, vijoi trajneri.

Për fat të mirë për Lionel Scaloni-n dhe skuadrën e tij fituese të Kupës së Botës, 36-vjeçari do të mungojë vetëm në ndeshjet miqësore, kështu që nuk do të ketë efekt në Kupën e Amerikës ose kualifikueset e Kupës së Botës.

Kupa e Amerikës është planifikuar të fillojë në 20 qershor, me ndeshjen e parë të Argjentinës kundër Fituesit të Play-off A. Skuadra e parë e njohur me të cilën do të luajnë do të jetë Kili të martën, më 26 qershor.

Messi dhe ekipi i tij do të bëjnë përpjekje për të mbrojtur titullin që fituan në vitin 2021 teksa triumfuan ndaj rivalëve të tyre, Brazilit, falë golit të minutës së 22-të të Angel Di Maria-s.

Ishte hera e parë që ata fituan garën në 28 vjet pavarësisht katër paraqitjeve në finale që nga viti 1993.

Doli të ishte një ogur simbolik pasi Messi më pas frymëzoi Argjentinën për të fituar Kupën e Botës në Katar kundër Francës, fitorja e tyre e parë në këtë kompeticion që prej 36 vitesh, teksa ata nisin një formë të mirë që i ka parë ata të fitojnë edhe Finalissima ndaj Italisë, fituese e Euro 2020. /Albanianpost.com

Read Previous

Genc Nuza delegohet nga UEFA për ndeshjen kualifikuese U21: Belgjika – Malta

Read Next

Eurostat: Kosovarët me shkallën më të lartë në Evropë të pronësisë së shtëpive