Kosova U-19 në konkurrencën e femrave, nis me fitore kualifikimet për ‘Euro 2022’

Ekipi i Kosovës U-19 në konkurrencën e femrave, e ka nisur në mënyrën më të mirë fushatën kualifikuese për ‘Euro 2022’ në Poreç të Kroacisë.

Dardanet e reja të drejtuara nga Kushtrim Munishi, të martën në mesditë, kanë shënuar fitore në përballje me Letoninë, me rezultat 3-0, në kuadër Grupit 5 të Ligës B.

Kosova e dominoi plotësisht lojën dhe arriti të krijojë epërsi të hershme me golat e Leunora Xhemajt (2’) dhe Erona Bajramit (13’).

(Foto: ffk-kosova.com)

Ndërkohë, edhe në vazhdim të ndeshjes, Dardanet U-19 arritën që pa ndonjë ngarkesë të madhe ta menaxhojnë mirë lojën dhe të shënojnë edhe golin e tretë nëpërmjet Fortesa Berishës (70’).

Ndeshjen e radhës Kosova e luan me Lihtenshtajnin, 22 tetor, derisa ndeshjen më të vështirë pritet ta ketë më 25 tetor kundër Kroacisë./Telegrafi

Read Previous

Nënë Tereza kishte rreth 4000 motra, në 610 shtëpi bamirësie në 123 vende të botës

Read Next

Kriza energjetike ka bërë që qytetarët të përdorin dru për ngrohje