Kriza energjetike ka bërë që qytetarët të përdorin dru për ngrohje

Kriza energjitike në vendin tonë ka bërë që shumë qytetarë të mendojnë për ngrohjen në sezonin dimror që po afrohet.  Shumica prej tyre thonë se ende e përdorin si lëndë për ngrohje drurin, por që ankohen për çmimin e lartë. Një shitës tha që çmimi i drunjve për këtë vit është nga 40 deri në 45 euro për metër.

Qytetarët që përdorin këtë lloj ngrohje thonë që çmimi është tejet i lartë, duke marrë parasysh kushtet ekonomike dhe të ardhurat  e shumicës së familijeve në vendin tonë.

Ka edhe qytetarë që mendojnë që ngrohja me dru është më e shëndetshme sesa mënyrat e tjera të ngrohjes.

Ndërkohë përkundër rritjes së çmimit të lartë të imporitit të energjisë elektrike zyra e rregullatorit për energji në Kosovë nuk e ka lejuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët. Qytetarët mbesin me shpresë që të mos ketë reduktime të rrymës sidomos gjatë sezonit të dimrit.

Read Previous

Kosova U-19 në konkurrencën e femrave, nis me fitore kualifikimet për ‘Euro 2022’

Read Next

Shkeljet gjatë fushatës zgjedhore/ RTK dënohet me 2,000 euro