Kosova me dy mungesa të mëdha në ndeshjen ndaj Lituanisë

Kombëtarja e Kosovës sonte përballet me Lituaninë në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova sonte kërkon fitoren, që ta mbyllë mirë kampanjën me një tre pikësh.

Megjithatë, “Dardanët” do kenë dy mungesa të mëdha në mbrojtje. Amir Rrahmani e Lumbardh Dellova do mungojnë, shkak i kartonëve të verdhë.

Kombëtarja e Kosovës synon fitoren dhe vendin e dytë, që më pas me “Play Off” të synojë ngjitjen në Ligën B të Ligës së Kombeve. /GazetaBlic Sport/

Read Previous

Milani kontakton Real Madridin

Read Next

Jasir Asani pritet të mungojë ndaj Ukrainës