Kombëtarja e Kosovës U20 meshkujt, po vazhdon me përgatitjet për Kampionatin Ballkanik në qytetin e Gjakovës. Në kampin stërvitor po mbretëron një atmosferë mjaft pozitive dhe faza e stërvitjeve është duke ecur mjaft mirë. Treshja e trajnerëve Faton Mustafa, Blend Haxhikadrija e Adriatik Kajtazi, të mbështetur edhe nga trajneri i mirënjohur në diasporë Bujar Dervishaj po japin maksimumin e tyre dhe janë optimist për paraqitje sa më të mirë në garë. Në mesin e volejbollistëve janë edhe pesë nga klubi gjakovar Vëllaznimi.
Optimist për të treguar rezultate pozitive u shprehën volejbollistët të cilët thanë se do të mundohen maksimalisht të përfaqësojnë Kosovën denjësisht.
Kombëtarja e Kosovës do të jetë nikoqire e Kampionatit Ballkanik që do të mbahet në Prishtinë nga 20-24 Korrik dhe do të marrin pjesë gjashtë kombëtare.