Profesionistët shëndetësor: Shmangni temperaturat e larta

Temperaturat e larta kanë qenë shkak që disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë. Ndërkohë që nuk është vërejtur ndonjë fluks më i madh krahasuar me vitet e kaluara ka thënë Jetish Jetishi.

Në emergjencë gjithashtu kanë marrë trajtim mjekësor 18 persona nga Deçani si pasojë e helmimit nga uji i pijes.

Apeli i doktorit është që personat me sëmundje kronike t’i shmangen daljeve në temperatura të larta.

Në mes tjerash Jetishi shtoi se shërbimi i stafit të emergjencës është në dispozicion 24 orë duke u përpjekur që vazhdimisht të ofrojnë konsulta dhe intervenime sa më profesionale shëndetësore me qëllim të trajtimit sa më mirë të secilit pacient që kërkon ndihmë mjekësore në këtë repart.

Read Previous

Kombëtarja e Kosovës U20 po përgatitet në Gjakovë për Kampionatin Ballkanik

Read Next

53 gradë Celsius, një tjetër valë e të nxehtit ekstrem po përvëlon Amerikën