Depresioni i stinës apo çrregullimi afektiv vjen atëherë kur ndërrohen stinët kryesisht në fillim të stinës së vjeshtës e vazhdon edhe gjatë dimrit. Mungesa e diellit, zgjatja e natës dhe shkurtimi i ditës janë disa nga shkaktarët kryesor që sjellin individin deri te ky çrregullim. Psikiatri Zef Komani tregon për simptomat e këtij lloj depresioni për të cilat thotë se janë të ngjashme pothuajse me simptomat e depresionit të rregullt.
Mes tjerash Komani tregon se cilat vende të botës preken më shumë e kjo ka të bëjë pikërisht me shtrirjen gjeografike që kanë këto vende.
Sipas Komanit, ky lloj depresioni duhet të përballohet si të gjitha depresionet tjera, duke u përpjekur që personat që ndihen të rrezikuar të bëjnë më shumë terapi të dritës duke qëndruar në dritë, duke lexuar dhe duke pasur gjithmonë vullnet të mirë.