KFOR-i amerikan në BondSteel trajnon anëtarët e ShKShMK-së për mjekësinë emergjente dhe evakuim nga ajri me helikopter

Anëtarët e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) sot kanë kryer një trajnim nga KFOR-it amerikan në kampin BondSteel.

Anëtari i ShKShMK-së, Faton Panxha në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ky trajnim është kryer për mjekësinë emergjente dhe procedurat e evakuimit nga ajri me helikopter.

“Sot më datë 10 Janar, 2024, anëtarët e SHKSHMK-se janë trajnuar nga KFOR-i amerikan në kampin BondSteel për mjekësinë emergjente dhe procedurat e evakuimit nga ajri me helikopter”, ka thënë Panxha. 

/Telegrafi/

Read Previous

Shkatërrohet organizata kriminale në Belgjikë, arrestohen 12 shqiptarë që merreshin me trafik armësh dhe droge

Read Next

231 kursistë janë certifikuar në Qendrën e Aftësimit Profesional gjatë vitit 2023