Në stadiumin e qytetit në Gjakovë është zhvilluar xhiroja e 24-të në kuadër të ligës së parë të grupit A ndërmjet Vëllaznimit dhe Drenasit . https://www.syri-vision.tv/
Pas fitores në tavolinë ndaj Vushtrrisë, skuadra gjakovare ka arritur të shënojë një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Drenasit në shtëpi.
Kuqezinjët patën aksione të shumta shënimi si dhe mbajtën në presion kundërshtarët. Por përkundër kësaj pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola. Ndërsa në pjesën e dytë të kësaj përballje më të sigurt në pasime dhe shumë më kërkues ishin futbollistët Vëllaznimit. https://www.syri-vision.tv/
Në minutën e 69 të lojës pas një harkimi të bukur nga Dafnis Brahimaj dhe një ndalese të mirë të topit me gjoks të sulmuesit Henry Cibuze bëri që gjuajtja e Jurgen Gjinit me këmbën e djathtë të bombardoj portën.
Skuadra gjakovare takimin në fjalë e mbylli me fitore 1-0, falë heroit të ndeshjes Jurgen Gjini, i cili e shënoi golin triumfues. https://www.syri-vision.tv/
Kjo është fitorja e katërt me rradhë e kuq e zinjëve. Vlen të theksohet se kjo fitore e afron më afër shpëtimit Vëllaznimin, kurse Drenasi ndodhet 5 pikë larg vendit të fundit momentalisht.https://www.syri-vision.tv/