Zgjedhjet në Shqipëri, kjo është pjesëmarrja në votim deri në orën 15:00

Komisioni Qendror Zgjedhor në Shqipëri ka njoftuar se deri në orën 15:00 kanë votuar 37.98 për qind e qytetarëve.

Sipas KQZ-së në Shqipëri, pjesëmarrja më e madhe ka qenë në qarkun e Tiranës ku kanë votuar 42.31 për qind, kurse qarku i Vlorës me më së paku me 28.36 për qind.

Rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista.

3,588,869 persona me të drejtë vote në Shqipëri, do të kenë mundësi që të zgjedhin deputetët që do të përfaqësojnë vullnetin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë.

Për 140 vende në Parlamentin shqiptar garojnë 1841 kandidatë nga 13 parti, koalicione apo të pavarur, ku prej tyre 39.76 për qind ose 732 janë kandidate femra./Gazeta Sinjali/

Read Previous

Edicioni i ri i librit “Finding Freedom” për Meghan Markle dhe Princin Harry do të publikohet këtë verë me detaje të reja të çiftit

Read Next

KF Vëllaznimi mposht Drenasin me rezultat 1-0