Kërcënimi për sulm në spitalet e Kosovës, flet ministri Arben Vitia

Policia e Kosovës sot ka marrë informatë për një kërcënim se do të kryhet një sulm në spitalet e vendit, për çka edhe njoftoi se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ta parandaluar një gjë të tillë, raporton Gazeta Sinjali.

Lidhur me këtë kërcënim para mediave ka folur edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili së bashku me presidenten Vjosa Osmani ishin për vizitë në Qendrën e Vaksinimit në sallën “1 Tetori”.

Vitia tha se spitalet dhe pacientët që po trajtohen në to janë të sigurta.

“Pacientët janë të sigurt, ne bashkë me bordin dhe drejtorin e SHSKSUK kemi pasur takim, ku kemi diskutuar që përcjellja e familjarëve nëpër spitalet tona nuk duhet të jetë më shumë se një, për momentin duke respektuar masat tona. Ne kemi marrë masat që institucioni shëndetësorë të mos jetë shpërndarës i virusit”, ka thënë Vitia.

Përpos QKUK-së, masa të rrepta po zbatohen edhe në veri të Mitrovicës, ku që nga mëngjesi i sotëm, pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë duke bërë kontrolle të rrepta për automjetet që hyjnë në zonën e Qendrës Spitalore në Mitrovicën e Veriut. /Gazeta Sinjali/

Read Previous

Reagon ambasada amerikane pas vendosjes së masave të reja antiCOVID në Kosovë

Read Next

Kryeprokurori Lumezi dhe Ministrja Haxhiu diskutojnë për bashkëpunimin ndër-institucional