Kanosi zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Rahovec, për shkak se në gjendje të dehur kishte kanosur zyrtarët policorë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë rasti ka ndodhur derisa njësia policore po merrej me një aksident trafiku.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /RTKlive/

Read Previous

Stërvitjet e grupeve terroriste, Maqedonci: Shqetësuese, por jemi të përgatitur t’i përgjigjemi çdo kërcënimi

Read Next

Interi me fanellën historike vendosin yllin e dytë në gjoks