Kanosi me armë zjarri dy persona, arrestohet i dyshuari

Të premten në Prizren është arrestuar një person pasi i njëjti kishte kanosur me armë zjarri dy meshkuj kosovarë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se të dyshuarit i kanë sekuestruar një armë zjarri-automatik, tri pistoleta dhe 96 fishekë të kalibrit të ndryshëm.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kanosur me armë zjarri dy viktimat meshkuj kosovarë. Nga i dyshuari janë sekuestruar një armë zjarri-automatik, tri pistoleta dhe 96 fishekë të kalibrit të ndryshëm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. /Klankosova.tv/

Read Previous

Hajnat hyjnë në dy shkolla, në njërën thyejnë edhe derën

Read Next

Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën