Kanoset një zyrtar policor

Një zyrtar policor është kanosur të mërkurën në Rahovec.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku njoftohet se një person është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në shenjë pakënaqësie lidhur me një gjobë komunikacioni, ka kanosur zyrtarin policor”, thuhet në raport.

Aty potencohet se një person është therur me thikë në Prizren.

“Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor në Spitalin e Prizrenit, pasi që ishte therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në kërkim policor.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante.

Edhe një person është arrestuar për sulm seksual në Prishtinë.

“Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”.

Përmes një komunikate për media, PK-ja, ka njoftuar se si pasojë e një aksidenti me fatalitet ka vdekur një person, të mërkurën në fshatin Jashanicё të Klinёs.

“Në kёtё aksident ishin tё involvuara, një automjet me targa vendore dhe një këmbësor, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur derisa drejtuesi i automjetit ishte duke qarkulluar në rrugën Skenderaj-Klinё, dhe me tё arritur ne fshatin Jashanicё-Klinё, godet këmbësorin i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në komunikatë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Albanianpost.com

Read Previous

Shqipëria mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Read Next

A do t’i duheshin Izraelit përfaqësuesit e tij libanezë për të mbajtur larg Hezbollahun?