Kanë mbetur edhe 11 ndeshje deri në fund të sezonit / Ky është orari i Arsenalit dhe Man Cityt në Premierligë

Arsenali nuk ndalet. Ndonëse e gjithë Anglia pret që skuadra e Artetës të bëjë një hap të gabuar dhe të futet në krizë, dje në kuadër të xhiros së 27-të të Premier League, Arsenali mposhti Fulhamin me rezultat 3:0 jashtë shtëpisë dhe i shënoi të tre golat në pjesën e parë.

Është mjaft e qartë se fokusi i Artetës dhe lojtarëve të tij është te Premier League, në të cilën ata nuk e kanë fituar titullin që nga viti 2004.

Deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe 11 xhiro, në të cilat Arsenali ka një orar shumë më të vështirë se Manchester City. Përveç vizitës në Etihad më 26 Prill, Arsenali duhet të vizitojë edhe Liverpoolin dhe Newcastle, dhe të luajë në shtëpi kundër Chelseat. Ata do të luajnë tri ndeshje kyçe në një periudhë prej vetëm dhjetë ditësh.

Nga ana tjetër, përveç derbit të lartpërmendur me Arsenalin, pas pushimit ndërkombëtar, City luan edhe me Liverpoolin, por në shtëpi dhe në xhiron e parafundit luan në shtëpi kundër Chelseat. Në ndeshjet e mbetura luan më së shumti me skuadra nga pjesa e ulët e tabelës, ndonëse duhet të vizitojë Brightonin e rrezikshëm.

Më poshtë gjeni orarin e dy skuadrave:

Arsenal:

  • Arsenal – Crystal Palace
  • Arsenal – Leeds
  • Liverpool – Arsenal
  • West Ham – Arsenal
  • Arsenal – Southampton
  • Manchester City – Arsenal
  • Arsenal – Chelsea
  • Newcastle – Arsenal
  • Arsenal – Brighton
  • Nottingham – Arsenal
  • Arsenal – Wolves

Manchester City:

  • West Ham – Manchester City
  • Manchester City – Liverpool
  • Southampton – Manchester City
  • Manchester City – Leicester
  • Brighton – Manchester City
  • Manchester City – Arsenal
  • Fulham – Manchester City
  • Manchester City – Leeds
  • Everton – Manchester City
  • Manchester City – Chelsea
  • Brentford – Manchester City

/GazetaBlic Sport

Read Previous

Qytetet me më shumë ditë me diell në Europë

Read Next

Kapen 90 mijë kokrra vezë duke kaluar ilegalisht nga Kosova në Serbi