Kapen 90 mijë kokrra vezë duke kaluar ilegalisht nga Kosova në Serbi

Rreth 257 pako me rreth 90.000 kokrra vezë, pa dokumente përkatëse, janë zënë duke kaluar kufirin nga Kosova për në Serbi.

Kështu ka njoftuar policia e Kosovës në një komunikim për medie.

“Më 12.03.2023 rreth orës 20:40 njësitë policore nga policia kufitare gjatë mbajtjes së një pike kontrolli kanë ndaluar një automjet transportues me targa të Serbisë në të cilën ndodheshin i dyshuari A.S. drejtuesi i mjetit mashkull shtetas i Serbisë dhe pasagjeri J. A. shtetas i Serbisë”, raporton policia e Kosovës.

“Gjatë legjitimimit të tyre është vërtetuar se të njëjtit kanë tentuar të bëjnë kalim ilegal të vendkalimit kufitar nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë, ku me këtë rast po ashtu është realizuar një kontroll tek personat e lartcekur dhe në kamionin e tyre janë gjetur rreth 257 pako me rreth 90.000 kokrra vezë për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumente përkatëse”.

Policia ka bërë të ditur se automjeti i ngarkuar me vezë është dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë Jug, ndërsa “pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”. /Albanianpost.com

Read Previous

Kanë mbetur edhe 11 ndeshje deri në fund të sezonit / Ky është orari i Arsenalit dhe Man Cityt në Premierligë

Read Next

Asllani mund të largohet nga Interi, projektohet ribashkimi me Bajramin