Asllani mund të largohet nga Interi, projektohet ribashkimi me Bajramin

Verën e shkuar, Inter investoi afro 16 milionë euro për të transferuar në Milano atë që konsiderohej si një nga talentet më premtues në Serie A, Kristjan Asllanin. Mesfushori kuqezi shihej në sytë e të gjithëve si zëvendësuesi ideal i Brozovic, shpesh shihej më shumë se kaq, por pak nga pak, Asllani humbi, me Inzaghi që nuk e preferon në asnjë rrethanë.

Kjo situatë ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane, një vendim ky i trajnerit që është i vështirë për tu shpjeguar. Nëse Inzaghi qëndron në krye të Interit është e sigurt se Asllani do të largohet, me shumë mundësi në formë huazimi.

Photo - Inter Milan Midfielder Kristjan Asllani Celebrates Derby Win Vs AC  Milan: "The Sky Over Milan Is Nerazzurro"

Mediat kanë zbuluar se Inter mund të përfshijë Asllanin në negociata për të arritur tek Davide Frattesi, mesfushori i Sassuolos. Në moshën e tij, 21 vjeç, Asllani ka nevojë për minuta më shumë se kurrë, diçka që Sassuolo mund t’ia ofrojë.

Te Sassuolo, Asllani do të rigjente Nedim Bajramin, por dhe Dionisin, trajner që e mori për herë të parë tek Empoli.

Asllani vjen në grumbullimin e parë të Sylvinho-s thuajse me zero minuta në këmbë. Interesi është i madh për të kuptuar se çfarë ka në plan tekniku brazilian për mesfushorin kuqezi.

(BalkanWeb)

Read Previous

Kapen 90 mijë kokrra vezë duke kaluar ilegalisht nga Kosova në Serbi

Read Next

​Protestojnë specializantët e QKUK-së, thonë se ShSKUK-ja po vepron kundër vendimit të Qeverisë