Ymeri: 27.6 milionë euro kosto e rrymës vetëm gjatë shtatorit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar lidhur me kostot e energjisë elektrike gjatë muajit shtator.

Përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Ymeri ka theksuar se për vetëm 30 ditë të muajit shtator, kostoja e rrymës ka arritur në 27.6 milionë euro.

Ajo e ka shoqëruar këtë shifër me një deklaratë të ashpër, duke e cilësuar situatën si:

“Era Mafi Energjetike!” /GazetaExpress/

Read Previous

Rasti i Arlinda Zekajt, aktivistet feministe në takim me kryeprokurorin e shtetit

Read Next

Ukraina përgatitet për negociata me Rusinë dhe SHBA-në