Kamarieri i një lokali në Gjakovë ther me thikë klientin

Një person është therrur me thikë në një lokal në rrugën “Yll Morina”.

Sipas dëshmitarëve të cilët ishin në vendngjarje konflikti ka ndodhur pasi kamarieri dhe klienti janë konfliktuar për shërbim dhe dyshohet se kamarieri e ka goditur me thikë. I lënduari është dërguar në QKUK.

“Rreth orës 10:25 viktima mashkull i moshës madhore ishte dërguar për trajtim mjekësor pasi ishte sulmuar nga i dyshuari po ashtu i moshës madhore (dyshohet me mjet të mprehtë) në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë. Policia menjëherë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, me ç’rast edhe është arrestuar një i dyshuar. Me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast ‘vrasje në tentativë’.”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. /tvsyrivision/

Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë:

Read Previous

Qytetarët: Paga minimale në Kosovë duhet të jetë mbi 500 euro

Read Next

Dr. Agani: Familja është dorë e zgjatur mes terapeutit dhe individit me çrregullime mendore