Vdes ish-zyrtari i Ministrisë së Infrastrukturës

Ka ndërruar jetë ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Muhamet Hoti.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur në faqen zyrtare të kësaj ministrie në Facebook.

“Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e ish-zyrtarit tonë z. Muhamet Hoti. Në emër të MMPHI-së, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hoti. Muhameti njihej si njeri i urtë dhe i palodhshëm në punën e tij dhe si i tillë do të kujtohet përherë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, thuhet në telegramin e ngushëllimit./GazetaSinjali

Read Previous

KQZ certifikon sot rezultatet për Kuvende Komunale

Read Next

Portierja e Iranit dyshohet se është mashkull dhe jo femër, ngriten akuza nga federata e Jordanisë