Ka vdekur balerina e parë e Teatrit të Operas dhe Baletit, Ganimet Vendresha

Ka vdekur balerina e parë e Teatrit të Operës dhe Baletit, Mjeshtrja e Madhe, Ganimet Vendreshës.

Ganimet ka realizuar kryerolet e para te baleteve shqiptare e ka qenë një nga themelueset e shkollës koreografike në Shqipëri.

Vallëzimi i saj do të jetë tashmë i pambarimtë në gjurmën që i la Teatrit të Operës por dhe vendit tonë.

Për vdekjes e balerinës kanë shprehur ngushëllime edhe nga Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

“Me hidhërim të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të balerinës së parë të Teatrit të Operës dhe Baletit, Mjeshtres së Madhe Ganimet Vendreshës.

Vallëzimi i saj do të jetë tashmë i pambarimtë në gjurmën që i la Teatrit të Operës por dhe vendit tonë.

Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të botës së baletit e artit.

U prehsh në paqe dallëndyshe e baletit shqiptar!” / KultPlus.com

Read Previous

Bislimi: Jemi të bindur se Çekia do ta shtyjë përpara liberalizimin e vizave për Kosovën

Read Next

Vinçens Stratigo, poeti arbëresh që evokoi historinë shqiptare me vargje