Bislimi: Jemi të bindur se Çekia do ta shtyjë përpara liberalizimin e vizave për Kosovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur këtë të enjte në takim ministrin e Jashtëm të Republikës së Çekisë, Jan Lipavský.

Pas takimit në një konferencë të përbashkët për media, Bislimi e ka falënderuar ministrin Lipavský për mbështetjen që Republika e Çekisë i ka dhënë Kosovës për liberalizimin e vizave, ndërsa ka deklaruar se “jemi të bindur se Çekia do ta shtyjë përpara këtë proces sa është në krye të BE-së”.

“Procesi i liberalizimit është i rëndësishëm jo vetëm si simbolik, por edhe në politikë pasi do ta rritë kredibilitetin. E informova Lipavskyn, se Qeveria jonë që nga fillimi është përfshirë në mënyrë konstruktive me dialogun me Serbinë”, ka thënë ai.

Mes tjerash, Bislimi ka përmendur edhe dialogun me Serbinë, duke thënë se Kosova është e përkushtuar në këtë proces për normalizim të marrëdhënieve. /Telegrafi/

Read Previous

Kasëm Qafëzezi, oficieri ushtarak që luftoi kundër kriminelëve grekë në Shqipëri

Read Next

Ka vdekur balerina e parë e Teatrit të Operas dhe Baletit, Ganimet Vendresha