Mbrojtësi i Juventusit, i huazuar te Roma, Dean Huijsen, ka marrë vëmendjen e shumë klubeve angleze, pas paraqitjeve të mira.
Është klubi i Liverpoolit që është duke përgatitur ofertë për mbrojtësin spanjoll Huijsen.
Juventusi ka lojtarin në pronësi dhe po kërkon mbi 30 milionë euro për ta lënë të lirë.
Klubi italian po do ta shesë edhe Geison Bremerin, Manchester United që po konsideron t’ia paguajë klauzolën mbi 60 milionë euro.
Kështu nga shitjet, Zonja e Vjetër mund të fitojë mbi 100 milionë euro, mjete të cilat mund t’i shfrytëzojë më pas në afatin kalimtar të transferimeve në verë./Klankosova.tv