A është iPhone rezistent ndaj plumbit?

A keni pyetur ndonjëherë veten nëse telefoni i juaj është rezistent ndaj goditjes nga një armë zjarri.

Caviar që është i specializuar në modifikimin e telefonave luksoz, thotë se një nga modelet e tyre më të reja të iPhone është i papërshkueshëm nga plumbat.

YouTuberi britanik “Mrwhosetheboss”, vendosi të testojë këto pretendime, dhe publikoi videon ku tregon sesi kaloi i tërë procesi.

Ai përdori një pushkë ajrore për ta goditur telefonin e zakonshëm, që u bë copa – e më pas të njëjtën që e bëri me Caviar iPhone, që kushton rreth 10 mijë dollarë.

E duket se nga Caviar e kanë thënë të vërtetë, sepse telefonia nuk ka pësuar ndonjë dëm të mëdha – por duhet theksuar dallimi mes pushkës ajrore dhe plumbi të vërtetë – por youtuberi është detyruar ta respektojë ligjin, kështu kjo ishte mënyra e vetme për testim. /Telegrafi/

Read Previous

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

Read Next

Juventusi i thotë Liverpoolit t’i bëjë hazër mbi 30 milionë euro për Huijsenin