Juventusi i thotë Liverpoolit t’i bëjë hazër mbi 30 milionë euro për Huijsenin

Photo LiveMedia/Federico Proietti/DPPI , Italy, February 05, 2024, Italian soccer Serie A match FOOTBALL – ITALIAN CHAMP – ROMA v CAGLIARI Image shows: Dean Huijsen of Roma celebrates with his teammates after scoring 4-0 goal during the Italian championship Serie A football match between AS Roma and Cagliari Calcio on February 5, 2024 at Stadio Olimpico in Rome, Italy LiveMedia – World Copyright

Mbrojtësi i Juventusit, i huazuar te Roma, Dean Huijsen, ka marrë vëmendjen e shumë klubeve angleze, pas paraqitjeve të mira.

Është klubi i Liverpoolit që është duke përgatitur ofertë për mbrojtësin spanjoll Huijsen.

Juventusi ka lojtarin në pronësi dhe po kërkon mbi 30 milionë euro për ta lënë të lirë.

Klubi italian po do ta shesë edhe Geison Bremerin, Manchester United që  po konsideron t’ia paguajë klauzolën mbi 60 milionë euro.

Kështu nga shitjet, Zonja e Vjetër mund të fitojë mbi 100 milionë euro, mjete të cilat mund t’i shfrytëzojë më pas në afatin kalimtar të transferimeve në verë./Klankosova.tv

Read Previous

A është iPhone rezistent ndaj plumbit?

Read Next

Osmani përkujton Masakrën ndaj familjeve Bogujevci e Duriqi