Osmani përkujton Masakrën ndaj familjeve Bogujevci e Duriqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar Masakrën ndaj familjeve Bogujevci e Duriqi.

Përmes një postimi Osmani ka thënë se strategjia e regjimit gjenocidal të Serbisë kundrejt shqiptarëve pa dallim moshe ishte shfarosja dhe spastrimi etnik.

“25-vjet më parë, forcat kriminale vranë në mënyrë mizore 14 anëtarë të familjeve Bogujevci e Duriqi, në mesin e të cilëve 7-fëmijë të moshës 2 deri 15 vjeç dhe 7 gra. Saranda, Fatosi, Jehona, Liria dhe Genc Bogujevci janë dëshmitarë të aktit makabër, ndaj këto dëshmi janë në funksion të kujtesës dhe të sjelljes se autorëve para drejtësisë. Liria dhe paqja kanë kuptim vetëm kur drejtësia të vihet në vend! Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët e familjeve Bogujevci dhe Duriqi!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”./21Media

Read Previous

Juventusi i thotë Liverpoolit t’i bëjë hazër mbi 30 milionë euro për Huijsenin

Read Next

Kompania e menaxhimit të anijeve shpreh ngushëllime për viktimat pas shembjes së urës në Baltimore