Juventusi po mendon transferimin e kapitenit të Milanit

Raportet në Itali sugjerojnë se Juventus-i po mendon të bëjë një lëvizje për kapitenin e Milan-it, Davide Calabria, pasi ai të vihet në dispozicion si një transferim i lirë në fund të sezonit 2024-25.

Sipas ekspertit të transferimeve Matteo Moretto dhe disa mediave të tjera në Itali, bardhezinjtë po shikojnë mundësinë e një lëvizjeje për ish-reprezentuesin italian, kontrata e të cilit me Milan-in do të skadojë në fund të sezonit 2024-25.

Calabria pritet të largohet nga Milan-i pasi të përfundojë kontrata e tij, që do të ishte fundi i një karriere 18-vjeçare me kuqezinjtë, duke përfshirë edhe kohën e tij në ekipet e të rinjve.

Juventus-i do të humbasë vetë një mbrojtës të djathtë me përvojë në fund të sezonit 2024-25, pasi kapiteni e tyre, Danilo pritet të largohet nga “Allianz Stadium” në fund të kontratës së tij.

Calabria ka bërë vetëm pesë paraqitje në Serie A deri më tani në sezonin 2024-25, plus katër të tjera në Champions League. Nënshkrimi i verës, Emerson Royal, ka marrë pozitën fillestare si mbrojtës i djathtë në “San Siro” për pjesën më të madhe të kësaj fushate. /Albanianpost.com

Read Previous

Aksident trafiku tek Ura e Fshajt

Read Next

Kina thotë se ndau “pa asnjë kufizim” informacionin e COVID-it me OBSH-në